Deputeti Sula kritika dhe për opozitën: Nuk duhet të bëjë kompromise me maxhorancën, mos kthehet në shtojcë…

Deputeti i PD Dashnor Sula, në një intervistë me Skype në News 24 kritikoi edhe opozitën e vendit.

Sula tha se opozita nuk duhet të bëjë kompromise me maxhorancën, duke përmendur këtu Kodin Zgjedhor të votuar nga të dyja palët në parlament. Sipas tij, opozita nuk duhet të kthehet në shtojcë të maxhorancës.

“Fatkeqësia e opozitës është se reagimit shoqëror i ka rënë nervi. Kompromiset me maxhorancën duhet të jenë minimale. Opozita duhet të ishte e fortë. Opozita nuk ka përse të kthehet në shtojcë të maxhorancës e ky është problem tepër i madh. Opozita nuk ka identifikuar ende personat që do të drejtojnë fushatën, ndërsa lideri Sali Berisha është në arrest shtëpie.

Nuk mund të vazhdosh më me xhaketa të vjetra, por spektri i opozitës duhet zgjeruar. Votimet e fundit tregojnë se një pjesë e politikanëve të opozitës nuk janë të pëlqyer nga populli dhe duhet të ketë ndryshime të kuadrove”, deklaroi Sula.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Deputeti Sula kritika dhe për opozitën: Nuk duhet të bëjë kompromise me maxhorancën, mos kthehet në shtojcë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook