Detajet/ Polumbarët e RENEA gjejnë trupin e pajetë të 21 vjeçarit

Polumbarët e RENEA kanë gjetur trupin e pajetë të një 21-vjeçari që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme në kanalin me ujë të fshatit Çukas.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.

Njoftimi zyrtar

Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, gjejnë trupin e 21 vjeçarit që dyshohet se është mbytur mbrëmjen e djeshme.

Pas kallëzimit të bërë mbrëmjen e djeshme, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga shtetasi A. C., 37 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.

Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit M. C., i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Arena e Lajmit

Detajet/ Polumbarët e RENEA gjejnë trupin e pajetë të 21 vjeçarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook