Pas një parasezoni të shkëlqyer pa asnjë humbje në pesë ndeshje, Milani fokusohet te kampionati. Torino mbërrin në “San Siro” të shtunën (20:45) në atë që do të jetë ndeshja e parë zyrtare e trajnerit Fonseca në stolin kuqezi.
Ka një pritshmëri të madhe nga tifozët , me trajnerin portugez që nuk fshihet: “Ne jemi këtu për të fituar titullin edhe nëse Interi është shumë i fortë – tha ai në konferencën për shtyp -. Grupi ka kapacitet dhe ambicie, edhe nëse jemi larg perfeksionit”.
Më pas për merkato: “Pas Fofanës merkato në hyrje është mbyllur. Na duhet të bëjmë disa shitje, tashmë kam folur me ata që mund të luajnë më pak këtë sezon.”