Emrat/ Vritet me kallash një person, autori zyrtar i Policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, u shpreh se një person u vra me armë zjarri (kallashnikov) në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka për mediat.

Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës si dhe ambulanca dhe policia që tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Viktima është identifikuar si sadri Sadriu. Personi që dyshohet se ka ekzekutuar një person me armë, është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Arena e Lajmit

Emrat/ Vritet me kallash një person, autori zyrtar i Policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook