“Kaçinari”/ Operacion kundër kultivimit të drogës, një në pranga e një në kërkim

Policia në Mirditë bën me dije se ka finalizuar operacionin antikanabis, të koduar “Kaçinari”. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar një shtetas, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Ndue Marku, ndërsa u shpall në kërkim Fran Biba.

“Mirditë/Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte.

Gjithashtu, Policia ka identifikuar bashkëpunëtorin e këtij shtetasi dhe vijon punën për kapjen e tij.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike.

Procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Shpërthaz dhe 2 specialistë të pyjeve në këtë fshat.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në çdo skaj të rrethit, në vijim të planin operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mirditë finalizoi operacionin policor të koduar “Kaçinari”. Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi N. M., banues në fshatin Shpërthaz, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i këtij shtetasi, shtetasi F. B..

Shtetasi N. M. u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në mënyrë të shpërndarë dhe kamufluar nën pemë në pyllin e fshatit Shpërthaz.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin K. K., kryetar i fshatit Shpërthaz dhe për shtetasit N. T. dhe F. F., specialistë të pyjeve në këtë zonë.

Punohet për kapjen e shtetasit F. B..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Kaçinari”/ Operacion kundër kultivimit të drogës, një në pranga e një në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook