Mijëra vizitorë në natën e dytë të festes së birrës, Shtëpia e Birrës Korça, destinacioni kryesor i turistëve. Birra e re “GOLD by Korça”, po bëhet shpejt shumë e pëlqyer

Shtëpia e Birrës Korça ishte destinacioni kryesor i turistëve vendas e të huaj, edhe në natën e dytë së festës më të madhe verore në Shqipëri. Shtëpia e Birrës ka ofruar një ambient të veçantë për vizitoret të cilët nën shoqërinë e miqve dhe familjarëve kanë festuar me birrën Korça dhe muzikën live.

Ambientet e restorantit u tejmbushën nga turistët të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme shoqëruar nga grupi i muzikës live të shtëpisë së birrës. “Gold by Korça” pija me e re e prezantuar nga Birra Korça është preferuar menjëherë falë përzierjes së kujdesshme të përbërësve më të mirë dhe procesit të prodhimit. GOLD by Korça ka një aromë dhe një shije të rafinuar që e bën çdo gllënjkë të paharrueshme.

“Ne jemi nga Franca dhe kemi ardhur se bashku me shoqërinë për festen e birrës. Na pëlqen shumë, muzika është shumë e mirë, njerëzit shume mikpritës dhe birra Korça shume e shijshme.”, tha një turiste. Festa e birrës e ka kthyer Korçën në një destinacion të rëndësishëm të turizmit ku shumë qytetarë vendas dhe të huaj shkojnë për të shijuar shijen e vërtetë të birrës, Birrën Korça. E organizuar për të 18 vit radhazi kjo festë ka treguar që Birra Korça mbetet e preferuara. E shpërndarë në 14 stenda ajo do të ofrojë për konsumatorin shije dhe cilësi ne 5 netët e festës.

()

Arena e Lajmit

Mijëra vizitorë në natën e dytë të festes së birrës, Shtëpia e Birrës Korça, destinacioni kryesor i turistëve. Birra e re “GOLD by Korça”, po bëhet shpejt shumë e pëlqyer

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook