VIDEO/ Adoleshenti plagoset rëndë pas sherrit në Kukës, spitali i qytetit nuk kryen dot ndërhyrjen, e transportojnë drejt Prizrenit

Një sherr mes disa adoleshentëve pranë “Kullës së Qëndresës” në qendër të qytetit të Kukësit, ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 15-vjeçari.

Pamjet nga vendngjarja janë tronditëse, pasi sheshet rreth kullës janë mbuluar nga pellgje gjaku.

Spitali Rajonal i Kukësit nuk ka mundur të kryejë ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale për shkak të mungesës së stafit mjekësor të specializuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, urgjenca e spitalit e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Prizrenit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Adoleshenti plagoset rëndë pas sherrit në Kukës, spitali i qytetit nuk kryen dot ndërhyrjen, e transportojnë drejt Prizrenit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook