Një vatër zjarri në zonën e Mallakastrës ka krijuar një situatë kritike në fshatin Çërrila. Për shkak të intensitetit të flakëve pritet që në zonë të ndërhyhet edhe nga ajri, ndërsa në terren janë forcat zjarrfikëse.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtues Politik i Qarkut Fier, Taulant Balla po ndjek nga afër situatën.
“Forcat zjarrfikëse po luftojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa për pak mbërrin dhe helikopteri i Forcave të Armatosura”, shprehet Balla.
()