Zjarret në Pustec, vatra aktive edhe në Parkun Kombëtar/ Ja ç’thotë Kryebashkiaku

Nga Lorena Kodra

Edhe pse kanë kaluar 12 ditë zjarri në territorin e bashkisë Pustec në Mal të Thatë vijon të mbetet aktiv.

Falë ndërhyrjes nga ajri situata e zjarrit është përmirësuar ndjeshëm, por vatrat rrezikojnë të aktivizohen pêr shkak të temperaturave të larta, erës dhe llojit të bimësisë.

Në një komunikim për mediat kryetari i bashkisë sē Pustecit, Pali Kolevski, thotë se gjatë paradites situata është më e qetë, por nga mesdita shtohet intesiteti i flakëve duke zgjeruar sipërfaqen e djegur.

Kolevski sqaron gjithashtu se nē majën e Malit tē Thatë, në vendin e quajtur Pllaja e Pusit, situata është më e vështirë për shkak edhe të terrenit të thyer malor që vështirëson ndërhyrjen e forcave.

Disa vatra të vogla zjarri janë edhe në kufi me Maqedoninë.

Aktualisht në terren janë 25 forca të ushtrisë, shërbimi zjarrfikës i bashkive, por dhe nga Zonat e Mbrojtura që po punojnë në këto pika të evidentuara.

Kolevski sqaron se vatra aktive ka edhe në parkun kombëtar të Prespës.

“Jemi në komunikim tē vazhdueshëm me Emergjencat Civile tē cilave u kemi kërkuar qē edhe sot të vazhdojë ndërhyrja nga ajri, por për momentin avionët janë në Malin e Tomorrit dhe kur të ketê hapësirë do konsiderohet edhe ndërhyrja në Prespë.

Në Parkun e Prespës vatrat janë të vogla, por mbeten shqetësim vatrat e zjarrit pērgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, të cilat janë përhapur edhe në Parkun e Galiçicës dhe rrezikojnë si zonat pyjore të Pogradecit ashtu edhe të bashkisë sē Pustecit”, tha Kolevski.

Arena e Lajmit

Zjarret në Pustec, vatra aktive edhe në Parkun Kombëtar/ Ja ç’thotë Kryebashkiaku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook