Zjarri në Mallakastër, digjen dy banesa të pabanuara/ Ç’po ndodh…

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Çërrilën në Mallakastër. Gazetari Ilmi Saliaj në një raportim për Arena e Lajmit bëri të ditur se si pasojë e flakëve janë djegur dy banesa të pabanuara, si dhe sipërfaqe të mëdha të pyllit me pisha dhe ullishte.

Në terren janë mjetet dhe ekipet e zjarrfikësve, si dhe forca të ushtrisë dhe policisë.

Kryebashkiaku Qerim Ismaliaj tha se ka një angazhim maksimal të ekipeve të emergjencës me flakët, por era e fortë që fryn favorizon përhapjen e flakëve.

Nga raportimet mësohet se nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që nuk ka të dhëna për dëme në bagëti.

Arena e Lajmit

Zjarri në Mallakastër, digjen dy banesa të pabanuara/ Ç’po ndodh…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook