Zjarri në Mallakastër/ Ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e flakëve, 4 banesa të djegura

Një helikopter i Forcave të Armatosura ka ndërhyrë në fikjen e zjarrit në fshatin Cerile të Mallakastrës. Gazetari Ilmi Saliaj raporton për Arena e Lajmit se ndërhyrja nga ajri ka ulur intensitetin e flakëve, por era e fortë favorizon përhapjen e tyre.

Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës, Beso Enveri, për shkak të terrenit, zjarrfikësit po hasin në vështirësi për të ndërhyrë, ndërsa banorë të zonës i janë bashkuar ekipeve të emergjencave, dhe po punojnë mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Zjarri ka që në mbrëmjen e djeshme që është aktivizuar, ndërsa janë përfshirë nga flakët katër banesa, një prej tyre e pabanueshme por që fatmirësisht nuk ka patur probleme në shëndetin e banorëve.

Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Arena e Lajmit

Zjarri në Mallakastër/ Ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e flakëve, 4 banesa të djegura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook