Denoncimi i PD për landfillin e Sherishtes në Vlorë: Fituesi i paracaktuar, kontrata u nënshkrua dy muaj para sesa të shpallej fituesi

Partia Demokratike ka bërë sot një tjetër denoncim në lidhje me landfillin e Sherishtës në Vlorë, ku thuhet se fituesi ishte i përcaktuar.

Në një dalje për mediat zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, bëri me dije se kontrata ishte nënshkruar dy muaj para se të shpallej fituesi.

DEKLARATA E ZEDHENESES PER ANTIKORRUPSIONIN NE PD, GENTA VANGJELI:

Ndërsa Qeveria Rama premton pa u lodhur prej 11 motesh zgjidhje të shpejtë për menaxhimin e mbetjeve urbane në Vlorë, si çdo vit edhe sivjet pak ditë më parë shtëllungat me tym të zi mbuluan qytetin bregdetar për disa ditë nga djegia masive e plehrave.

Premtimet janë një gjë dhe realiteti një gjë tjetër…..

Për landfillin e Sherishtës Vlorë më 5 Dhjetor 2016, u nënshkrua marrëveshja per financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Bankës gjermane KFW. Projekti i integruar përfshinte kredinë në vlerën 12.5 milion euro dhe dy grante në vlerat 7.5 dhe 1.3 milion euro.

Më datë 12 Qershor 2020, u shpall fituesi që ishte bashkimi i kompanive JV Bulfaro SPA dhe Integrated Technology Services shpk.

VINI RE….

Në këtë format të njoftimit të fituesit është e cituar edhe kontrata e cila daton dy muaj më parë sesa të shpallej fituesi ekzakt më 27 Prill 2020.

Kaq mjafton për të dyshuar se tenderi ishte fiktiv dhe fituesi u paracaktua.

Vlera e kontratës së lidhur 2 muaj para se të shpallej fituesi ishte 9.8 milion euro dhe kohëzgjatja e ekzekutimit të kontratë ishte 1.5 vite ose deri Tetor 2021.

Në datën 27 Prill 2020 u lidh kontrata nr.3313 me JV ITS & Bulfaro spa.

Në zbatim të kësaj kontrate të lidhur me nr 3313 datë 27 Prill 2020, nga data 28 Korrik 2020 deri 7 Janar 2023 ITS e klodian Zotos u pagua 2.4 Mil Euro sipas të dhënave marrë nga spending data.

Në 13 Dhjetor 2021 ITS vendoset nën sekuestro preventive nga GJKKO.

Në 7 Janar 2023 pagesat ndërpriten.

Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjet në landfillin e ri të Sherishtës që në Tetor 2021

Por aktualisht landfilli në Shërshitë vijon të jetë jashtë funksioni; qytetarët dhe turistët u helmuan nga tymi ndërkohë qeveria është e paaftë të marrë përgjegjësi për të zgjidhur këtë situatë të krijuar përvit.

Qytetarët janë të vetëdijshëm që Qeveria Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet problemeve të qytetarëve sepse është e zënë me vjedhjet , korrupsionin e propagandën….

Pyetjet tona janë :

1. Si u krye procedura e tenderit për të cilin kontrata u lidh 2 muaj para shpalljes së fituesit?

2. Përse u pagua ITS deri 2023 ndërsa kontrata përfundonte në 2021….

3. A u aplikuan tarifat për vonesa në zbatim të kontratës së lidhur….

4. Cilët janë zyrtarët publikë që mbajtën përgjegjesi ndërsa objekti i kontratës nuk është funksional edhe mbi të gjitha ende sot e kësaj dite mbetjet digjen rrugëve duke dëmtuar shëndetin e banorëve dhe shkatërruar turizmin ….

Spaku është zgjuar apo pret konfirmimin nga bosi i tij Edi Rama edhe për këtë çështje….

()

Arena e Lajmit

Denoncimi i PD për landfillin e Sherishtes në Vlorë: Fituesi i paracaktuar, kontrata u nënshkrua dy muaj para sesa të shpallej fituesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook