Ekspertët akuzojnë Elon Musk për ‘dezinformim’ me programin AI Grok ku shihen politikanë në sulmet e 11 Shtatorit ose personazhe të njohur në role vrasësish (fotot)

Programi i inteligjencës ariticiale të miliarderit Elon Musk, Grok po publikon një seri përmbajtjesh ‘dezinformacioni’ me gjeneruesin e tij të imazheve teksa ekspertët paralajmërojnë për përshkrimet e politikanëve të njohur që kryejnë sulmet terroriste të 11 Shtatorit, ndërsa personazhe të njohur të kartonëve të fëmijëve paraqiten si vrasës terroristë.

Një version i ri i Grok jepet për përdoruesit e abuzuar në rrjetet sociale ku përfshihet dhe inteligjenca artificiale që krijon çdo fantazi të kërkuar nga përdoruesit, sado të sëmura apo të mbrapshta të jenë ato.

Mjeti dixhital nuk duket se ka limite për përmbajtjet që mund të krijojë, ndryshëm nga pajisja me e njohur e inteligjencës ChatGPT, që refuzon imazhet e dhunës dhe ato me natyrë seksuale.

Grok duket se lejon krijimin e imazheve fantastike degraduese ose ofenduese për politikanët ose personat e famshëm, si dhe figura nudo ose akte të dhunshme.

Me të janë publikuar imazhe të personazheve të njohur të serialeve të animacionit për fëmijë, teksa kryenin në dukje aktivitete ilegale ose makabre, cka eshte traumatizuese per publikun shkruan Daily Mail.

Eksperti Daniel Card, i BCS Chartered Institute tha se kjo mund të ndihmojë në shtimin e dezinformimit në rrjetin X, me pasoja të rënda shoqërore.

‘Grok ka në dukje disa kufizime por gjithsesi është duke lëshuar një rrymë dezinformimi që shkel të drejtat e autorit dhe publikon imazhe thellësisht të rreme me pasoja publike”.

Por Musk dukej se nuk merakosej teksa publikonte në rrjetin e tij X lavde për sistemin Grok.

Disa përdorues kritikonin atë për imazhet si ai i Musk me pankarta mbështetjeje për Trump, ose ai i Kamala Harris e Donald Trump që punonin së bashku në një magazinë të rrjetit Amazon.

Në një tjetër krijim të programit te fantazise, Trump shihej të merrte pjesë në sulmet me armë në shkollat e SHBA, ndërsa kongresmenë amerikanë shihej që merrnin pjesë në sulmet terroriste të 11 Shtatorit.

Në të tjera imazhe vihej në lojë profeti musliman Muhamed, ndërsa politikanë aktualë shiheshin në uniforma naziste.

Përveç rrjetit X, disa rrjete sociale kanë krijuar kufizime mbi përmbajtjet sintetike të krijuara me manipulime të tilla dixhitale.

Në platformën YouTube, për shembull, përdoruesit duhet të sinjalizojnë që kanë përdorur inteligjencën artificiale për krijimin e përmbajtjeve të tyre të publikuara, shkruan Daily Mail.



Arena e Lajmit

Ekspertët akuzojnë Elon Musk për ‘dezinformim’ me programin AI Grok ku shihen politikanë në sulmet e 11 Shtatorit ose personazhe të njohur në role vrasësish (fotot)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook