Dorjan Teliti, Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, ka kritikuar qeverinë për dështimin e garancisë sovrane prej 40 milionë eurosh për fasonët, duke theksuar se shumë prodhues shqiptarë janë falimentuar dhe dhjetëra mijëra vende pune janë humbur.
Ai ka kërkuar një paketë mbështetjeje financiare për bizneset dhe ka denoncuar mungesën e raportimeve nga qeveria për të fshehur dështimin.
Teliti ka paralajmëruar se pa ndryshime politike, kriza ekonomike do të thellohet më tej.
Reagimi i plotë:
Dështimi i paralajmëruar me garancinë sovrane për fasonët, falimenti ishte fati i paracaktuar i shumë prodhuesve shqiptarë!
👉Fakt 1: Një vit më parë (nga selia e PD-së me deklaratë zyrtare) i kërkuam qeverisë ti vinte gishtin kokës dhe të hartonte me urgjencë një paketë financiare mbështetëse direkte (sidomos ndaj efekteve negative të zhvlerësimit të euro-s), pasi falimentimet ishin të shumta në rradhët e prodhuesve dhe me mijëra po i shtoheshin rreshtit të stërgjatë të papunësisë dhe varfërisë.
👉Fakt 2: Qeveria pasi heshti për disa muaj (sodiste me buzëqeshje ndërkohë që bizneset që falimentonin shtoheshin), në vend që të jepte ndihmë financiare direkte, harton dhe miraton një skemë të garancisē sovrane prej 40 milionë euro, e cila deri më sot, ashtu sic e kishim paralajmëruar, “NUK KA DHËNË ASNJË REZULTAT”, përkundrazi.
👉Fakt 3: Qeveria nuk ka publikuar asnjë raport mbi ecurinë e kësaj garancie, pasi vetëm kështu po mundohet të fshehë dështimin e saj dhe braktisjen e kthyer në politikë qeverisëse.
🆘Rezultati: Nuk humbën pushtetarët, as bizneset e tyre importuese apo ato të lidhura me ta. Humbën shqiptarët, humbën prodhuesit, humbën eksportuesit, humbën punonjësit.
🔷Nuk ka zgjidhje tjetër përvec ndryshimit politik në drejtim të punëve, ndryshe kriza do bëhet aq e thellë sa të pakët do jenë ata që do duan të jetojnë apo ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin tonë.