Zirkzee bën “djallin” në debutim, i dhuron Man.United fitoren, Ten Hag me këmbë në tokë: Është vetëm ndeshja e parë (VIDEO)

3 pikë në start janë gjithnjë një arsye për të festuar, por Man.United mbetet larg një ekipi favorit në Premier League. “Djajtë e kuq” i bëjnë një nisje të mirë sezonit të ri, por është e qartë se Ten Hag ka ende shumë punë për të bërë, mbi të gjitha në fazën ofensive ku nuk të ngjallin frikë.

Ndaj Fulham, në “Old Trafford”, United kishte kontrollin e lojës, por Bruno Fernandes, i aktivizuar si një “9 fals” shpërdoroi disa raste të pastra i vetëm përballë portierit Leno. Në më shumë se një herë tentoi kuadratin edhe Casemiro me goditje nga distanca, por në asnjë rast nuk ishte i saktë.

Në fraksionin e dytë, Ten Hag nisi “valësin” e zëvendësime ku mes tyre hodhi në fushë edhe Zirkzee. Talenti holandez me një prekje të lehtë në minutën e 87-të dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar United avantazhin. Në fund, goli i Zirkzee rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Shijon këtë fitore, por dhe paraqitjen e ekipit trajneri Ten Hag: “Është vetëm ndeshja e parë, por kjo fitore shërben për të përforcuar besimin në ekip. Nuk është vetëm fitorja që më kënaq, por dhe paraqitja ekipit. Sigurisht ka gjëra për t’u përmirësuar, por është vetëm ndeshja e parë”, u shpreh Ten Hag pas suksesit 1-0 përballë Fulham.

Nuk e fshehu gëzimin për këtë debutim perfekt as Zirkzee: “Nuk mund të shkonte më mirë. Gjithçka ka qenë përfekte që në ditën e parë që kam ardhur këtu”, theksoi ndër të tjera futbollisti holandez.

()

Arena e Lajmit

Zirkzee bën “djallin” në debutim, i dhuron Man.United fitoren, Ten Hag me këmbë në tokë: Është vetëm ndeshja e parë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook