Zjarret në Fier/ Digjen 4 hektarë me shkurre, nuk ka situatë problematike

Situata në vatrën e zjarrit ne fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril , Njësia Administrative Selitë , bashkia Mallakastër paraqitet me e qetë.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës, sot nuk ka vatra aktive në perimetrin e jashtëm te saj ndërkohë që 20 punonjës te strukturave të Bashkisë Mallakastër po bëjnë kontrollin e perimetrit të jashtëm të vatrës së zjarrit.

Perimetri i jashtëm po monitorohet me 1 mjet zjarrfikës dhe 5 efektivë të MZSH për çdo situatë të papritur. Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme në Fshatin  Metoh, Njësia Adm. Aranitas, bashkia Mallakastër, rreth orës 21:00 ka pasur një vatër zjarri e cila është izoluar në orët e para të mëngjesit. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur rreth 4 ha me shkurre.

Nga strukturat e tjera vendore të M.Civile, Qarku Fier, deri në këto momente nuk raportohen situata problematike.

Arena e Lajmit

Zjarret në Fier/ Digjen 4 hektarë me shkurre, nuk ka situatë problematike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook