Vijon zjarri në Mal të Thatë, territori bashkisë Pustec dhe Pogradec.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se në mëngjes dhe aktualisht, situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Përmirësim ka edhe në drejtim të Pogradecit mbi fshatin Bratomirë, Njës.Admin.Çërravë, ku vatra është fikur.
Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e erës, situata vështirësohet dhe del jashtë kontrollit, për shkak dhe të terrenit.
Nisur nga situata e ngarkuar me zjarre në shkallë vendi, nuk po mundësohet ndërhyrja nga ajri. Jemi në pritje për ndërhyrje nga ajri.
(Arena e Lajmit)