Brdariç besimplotë para sfidës ndaj Partizanit: Ta nisim mbarë, në kryeqytet për 3 pikë

Partizani-Vllaznia është krye ndeshja e javës së parë të kampionatit. Në prag të transfertës në kryeqytet, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç ka folur për mediat në një konferencë për shtyp. Pavarësisht mungesave, tekniku kërkon tre pikët në këtë takim.

“Mezi po presim ta fillojmë sfidën ndaj Partizanit. Jemi përgatitur mirë, por kemi disa mungesa. Megjithatë, edhe Partizani ka mungesa dhe nuk dua të ankohem. Jam i lumtur që kam këto futbollistë të gatshëm dhe me këto futbollistë, do luftojmë ndaj Partizanit. Miqësoret kanë qenë për të përgatitur sezonin. Do luftojmë ndaj Partizanit për tre pikë.

Të gjithë e kanë të qartë këtë. Atmosfera është shumë e mirë. Me kushtet që kemi, do bëjmë më të mirën dhe jam shumë i lumtur se si kanë shkuar përgatitjet dhe faza përgatitore. Kemi gjëra për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar, por shpresoj që ndaj Partizanit ta nisim mbarë dhe të marrim tre pikët”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Arena e Lajmit

Brdariç besimplotë para sfidës ndaj Partizanit: Ta nisim mbarë, në kryeqytet për 3 pikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook