Rikthehen reshjet në Qarkun e Elbasanit, probleme ne Bashkinë e Librazhdit

Rikthimi i reshjeve në Qarkun e Elbasanit ka krijuar probleme të shumta.

Nga reshjet e dendura të shoqëruar me erë e breshër në disa zona ka patur bllokim qarkullimi në disa rrugë për shkak të vërshimit të ujërave dhe gurëve.

Një pjesë e rrugëve në një lagjeje përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin në Librazhd për 30 minuta ishte e pakalueshme pasi uji përmbyti të gjithë zonën

Ndërkohë në zonën ku ndodhet Spitali i Librazhdit nga stuhia u rrëzuan disa pemë dhe si rezultat i motit të keq u dëmtua edhe rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.

Sakaq, agjencia e shërbimeve publike, emergjencat civile dhe OST janë mobilizuar në terren për të rikthyer normalitetin .

Arena e Lajmit

Rikthehen reshjet në Qarkun e Elbasanit, probleme ne Bashkinë e Librazhdit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook