Zjarr në Bashkinë Gjirokastër, 11 zjarrfikës shuajnë flakët në malin mbi Labovë  

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë malore mbi fshatin Labovë Bashkia Gjirokastër, ndërsa gjatë natës ekipet zjarrfikëse arritën të venë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për Balkanëeb se në orën 03:30 një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës me kontratë u nisën për të ndërhyrë  në malin mbi fshatin Labovë.

Zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit. Një pjesë e grupit të nderhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar situatën duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Arena e Lajmit

Zjarr në Bashkinë Gjirokastër, 11 zjarrfikës shuajnë flakët në malin mbi Labovë  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook