Abissnet Superiore mbyll sot javën e parë të saj. Fillimisht në Laç, ekipi vendas i Laçit do të presë Tiranën. Më pas në Tiranë dhe Korçë, respektivisht Partizani luan kundër Vllaznisë dhe Skënderbeu me Elbasanin.
Sfida e Laçit nis në orën 17:00. Dy takimet e tjera luhen nën dritat e projektorëve, pikërisht në 20:00. Kujtojmë se dje Egnatia mposhti 0-2 Dinamon, ndërsa Teuta ia doli të fitojë 2-1 përballë Bylisit.