Blero i kërkon falje ish-partneres dhe i bën thirrje publikisht: Beba ime kthehu…

Këngëtari i njohur Blero Muharremi i ka kërkuar familje publike ish-partneres së tij misterioze, të cilën e quan “beba jem”, duke u bërë apel që të rikthehen së bashku sërish.

Në mesazhin drejtuar ish të dashurës, artisti i drejtohet duke i thënë që “s’më hahet bukë prej kur ti ke ikur, më ka marrë marri të kem prapë time”.

Ndërsa shprehet se ajo është dashuria e saj e jetës. Blero shprehet se të dy kanë faj për përfundimin e marrëdhënies së tyre, por më së shumti ish e dashura e tij.

“Spo me hahet buka prej qe ti ke ik, nuk po kam gjume duke te par nat per nat ne endrra te mija, nuk po shof motiv pa ty Aq shume me ka marr malli te te kam prape timen Je dashuria e jetes sime.. askend skam desht si ty dhe krejt edin cka kam ba une per ty Te kerkoj edhe njeher publikisht RIKTHIM BEBA JEM edhe pse edi pergjigjen tende.. Te dyt jemi fajtor dhe ti e para! Mos harro..”, shkruan Blero.

Ndërkohë Blero, në një intervistë më parë, ka treguar se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij.

45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja, e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

“Ajo e ka marrë një udhëtim ku unë nuk kam pas qejf, ku unë nuk kam mbërri thjesht pastaj ka vendos që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way”.

Përsa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero tregoi se intervista me ish të dashurën është zhvilluar për “inatin” e ish-partneres.

“Podcasti është bërë për inat të personit tjetër”, tha këngëtari.

“Ti e ke shrytëzuar persionin tjetër për të bërë xheloz dikën tjetër?”, e pyeti Elita Rudi.

“Të gjitha këto që the janë të vërteta”, u përgjigj Blero.

Blero i kërkon falje ish-partneres dhe i bën thirrje publikisht: Beba ime kthehu…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook