Lilo Mera arrestua pasi kundërshtoi me dhunë policët, procedohet penalisht edhe i vëllai që kishte këmbim valutor pa liçencë

Ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor, si dhe kishte punonjës të pasiguruar, procedohet penalisht 30-vjeçari në Ksamil.

Bëhet fjalë për vëllain e Lilo Meras, i arrestuar pas një incidenti që pati me dy punonjës të Qarkullimit Rrugor që i kundërshtoi dhunshëm për vendosjen e një gjobe për parkim të gabuar.

Në një njoftim, Policia bëri të ditur se ka sekuestruar një shumë parash në lekë, euro dhe paund, si dhe 2 laptopë.

“Gjatë veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.08.2024 në Ksamil, ku një 26-vjeçar u vu në pranga nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Sarandë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e qarkullimit rrugor të Sarandës gjatë ushtrimit të detyrës për plotësimin e procesverbalit të shkeljes rrugore (parkim i gabuar), konkretisht në rrugën “Butrinti”, përballë një subjekti privat në administrimin e vëllait të 26-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë bashkëpunimit me qytetarët, kanë marrë informacion se në këtë subjekt ushtrohej aktiviteti i këmbimit valutor pa licencë.

Ec109432 Cee8 4c50 A800 964af95c21c0
Ec109432 Cee8 4c50 A800 964af95c21c0

Menjëherë në këtë subjekt është kryer kontroll dhe është konstatuar se shtetasi D. M., administrator i këtij subjekti, ushtronte pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor dhe nuk lëshonte kuponë tatimor për shërbimet e ofruara, si dhe kishte punonjës të pasiguruar.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin D. M., 30 vjeç, banues në Ksamil.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 896 lekë, 368 euro, 26 paund dhe 2 laptopë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi Policia.

Arena e Lajmit

Lilo Mera arrestua pasi kundërshtoi me dhunë policët, procedohet penalisht edhe i vëllai që kishte këmbim valutor pa liçencë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook