“Më fal, nuk ja dola dot”/ Letra e fundit e amerikanit që vrau veten, gruan dhe dy qentë

Në ngjarjen tragjike të ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku Mathew James Werts, një shtetas amerikan dhe mësues në “Albania College”, mbyti gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar përpara se të ndërmerrte jetën e tij, është zbuluar një detaj i ri shokues.

Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts.

Në letrën e tij, ai shkruante: “Më fal, nuk ja dola dot.” Ky mesazh i fundit i lënë nga Werts mund të ofrojë një shpjegim të mundshëm për aktin e tij ekstrem.

Drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë.

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.

Arena e Lajmit

“Më fal, nuk ja dola dot”/ Letra e fundit e amerikanit që vrau veten, gruan dhe dy qentë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook