Merkato/ Derbi milanez per Chiesen, Dybala i propozohet Interit, klubi zikaltër e refuzon

Java e parë e Serie A dëshmoi se skuadrat e mëdha ende nuk janë gati. Si Inter ndaj Genoas po  ashtu edhe Milan ndaj Torinos, nuk ishin në 100% dhe gjatë sidës ishte shumë e thjeshtë të konstatoje gabime individuale, gabime të cilat u kushtuan shumë të dyja milanezëve, të cilat nuk shkuan më shumë se barazimi në 90 minutat e para të kampionatit.

Merkato është ende e hapur deri në 1 Shtator dhe megjithëse deri diku Inter dhe Milan duket se nuk do të kryhejnë më lëvizje të bujshme në hyrje, sërish janë mediat italiane që “ngacmojnë” duke sjellë pranë tyre emra jo pak të rëndësishëm e të përfolur në këtë merkato.

Njëri prej tyre ëshë Federico Chiesa. “Divorci” me Juven duket se është i pashmangshëm edhe po të lexosh me kujdes fjalët e teknikur Motta, kuptohet qartësisht se Chiesa nuk është pjesë e projektit. Chiesas i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, me Juventusin që do të kërkojë ta shesë këtë sesion merkatoje, për të mos e humbu me 0 vitin e ardhshëm. Inter dhe Milan janë duke monitoruar situatën. Sipas mediave në Itali, njëra prej dy klubeve milanezë do të jetë skuadra e rradhës për lojtarin e Juventusit, mbetet për t’u parë nëse do të kërkojnë ta marrin tani apo do të provojnë të mbyllin marrëveshjen me lojtarin për ta marrë më pas atë sezonin e ardhshëm pa shpenzuar qoftë edhe 1 euro.

Ndërkohë orët e fundit tek Inter thuhet se është propozuar edhe emri i argjentinasit të Romës, Paulo Dybala. E sigurte është që e ardhmja e Dybalës do të jetë larg kryeqytetit. Për momentin pista arabe duket destinacioni më i mundshëm për sulmuesin argjentinas, por ndoshta Dybala do të ishte i prirur që të qëndronte ende në vitrinën evropiane, ndaj një opsion i tillë si ai i Interit mund të mos ishte një mendim për t’u mos marrë në konsideratë. Megjithatë drejtuesit e rinj të interit thuhet se nuk e kanë marrë në konsideratë këtë propozim, për shkak të ruajtjes së bilancit financiar, i cili me ardhjen e një lojtari me pagë të majme si Dybala mund të cenohej disi.

Arena e Lajmit

Merkato/ Derbi milanez per Chiesen, Dybala i propozohet Interit, klubi zikaltër e refuzon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook