Përfundoi me sukses në Korçë festa madhështore e birrës/  Për 5 netë turistë vendas dhe të huaj u argëtuan me Birra Korça e muzikë të zgjedhur

Nata e fundit e Festës së Birrës finalizoi edhe suksesin e jashtëzakonshëm të Birrës Korça.  Në këtë edicion të 18-të çdo turist vendas dhe i huaj u surprizua nga shija më e re e lançuar në treg “Gold By Korça”.

Shifrat rekord të shitjeve të GOLD by Korça në 14 stendat e terminalit janë një dëshmi e qartë e popullaritetit që ajo krijoi shumë shpejt. Kryetari i bashkisë së Sotiraq Filo konfirmoi suksesin e Birrës Korça gjate 5 netëve e cila ishte kryefjala e festës.

Birra Korça dhe risia e saj më e fundit “Gold by Korça” u porosit dhe u pëlqye nga të gjithë pjesmarrësit e festës dhe ishte e padiskutueshme në çdo tavolinë. Nënkryetarja e Bashkisë Benila Themeli tregoi entuziasëm për suksesin e mbretereshës së Birrës së parë shqiptare, birrës Korça.

Të kënaqur kanë mbetur pjesmarrësit në të 5 netët e festës ku i shoqëroi vetëm birra Korça. Shija më e re e birrës, Gold by Korça u be shume shpejt preference me e dashur e tyre.

Edhe nata finale vijoi me një atmoferë magjike në shtëpinë e Birrës Korça, pranë fabrikës ku prodhohet birra e parë shqiptare. Turistët e zgjedhin këtë vend për mikpritjen, peisazhin, ambientin familjar e komod,  gatimet tradicionale, muzikën me serenata korçare e mbi të gjitha për të provuar shijen e birrës Korça.

Korça në këto 5 netë priti mijra turistë vendas edhe të huaj ashtu sikurse në të gjitha edicionet e festës Korça ka treguar një shembull qytetarie dhe mikpritjeje.

Arena e Lajmit

Përfundoi me sukses në Korçë festa madhështore e birrës/  Për 5 netë turistë vendas dhe të huaj u argëtuan me Birra Korça e muzikë të zgjedhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook