Plagosja te Komuna e Parisit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Po punojmë për kapjen e autorit. Mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, për plagosjen te Komuna e Parisit.

Vocaj i ka bërë thirrje autorit, efektiv policie, që të vetëdorëzohet. Ai tha se probabiliteti më i madh është që autori të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Sipas tij, plagosja ka ndodhur për arsye banale.

Tonin Vocaj: Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka.

Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima. Kam komunikuar me efektivin dhe po punojmë për të kapur autorin. I bëjmë thirrje autorit që të dorëzohet.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Plagosja te Komuna e Parisit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Po punojmë për kapjen e autorit. Mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook