Procedohet penalisht 50-vjeçarja, tentoi të kalonte kufirin me mbi 40 mijë euro të padeklaruara

Një shtetase 50-vjeçare u procedua penalisht pasi tentoi të kalonte Pikën e Kalimit Kufitar të kakavijës me rreth 41 mijë euro të padeklaruara. Policia ka sekuestruar shumën e parave.

“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

2d8823b9 8482 4970 85da 5c04553c8c59
2d8823b9 8482 4970 85da 5c04553c8c59

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Arena e Lajmit

Procedohet penalisht 50-vjeçarja, tentoi të kalonte kufirin me mbi 40 mijë euro të padeklaruara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook