“Qeveria mohon se janë rritur çmimet e ushqimeve”, Tabaku: Janë në hall si të shtojnë paratë që marrin nga taksat e larta

Deputetja e PD Jorida Tabaku, me anë të një statusi në Facebook shprehet se qeveria Rama po mohon rritjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas saj, qeverisja është në hall sesi të rrisë buxhetin dhe lekët që merr nga taksat e larta.

”Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj”,-shkruan Tabaku.

“Qeveria socialiste pritet të rishohë buxhetin e disa prej projekteve që do të investohen nga paratë e taksave, dmth xhepave të shqiptarëve. Janë tre rrugë që do i rriten kostot me 260 mln euro më shumë se sa projeksioni i marsit 2024. Përveç diletantizmit, paaftësisë për manaxhim financiar normal e sigurisht dhe shkatërrim të çdo koncepti normal buxhetor, rritja me 71% e kostove vetëm për këto projekte justifikohet nga qeveria se janë rritur kostot e materialeve dhe projektit në tërësi.

Po kostot e jetës së shqiptarëve janë rritur? Qeveria socialiste mohon rritjen e çmimeve për produktet që ju bleni çdo ditë tek marketi apo tregu i vogël në lagjen tuaj. Për qeverinë janë rritur vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve, por jo kostot që ju shpenzoni për shtëpinë tuaj. Për qeverinë janë rritur kostot e rrugëve por jo kostot e shërbimeve që ju merrni çdo ditë, të ilaçeve për prindërit dhe gjyshërit ato qeveria mendon se nuk janë rritur.

Qeveria socialiste mendon se Inflacioni ha vetëm të ardhurat e atyre që fitojnë koncesionet dhe PPP-të por jo të portofolit tuaj! Shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin tuaj. Kjo është të mendosh për pakicën që merr tendera dhe të injorosh shumicën që paguan sa frëngu pulën për çdo gjë që blen në treg”, thuhet në postimin e Tabakut.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Qeveria mohon se janë rritur çmimet e ushqimeve”, Tabaku: Janë në hall si të shtojnë paratë që marrin nga taksat e larta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook