Vasili: 816 ton mbetje toksike kalojnë nga Porti i Durrësit, se kemi qeverisje plehrë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan se në Portin e Durrësit kalojnë 816 ton mbetje toksike dhe ky sipas tij, është një skandal.

Ai shprehet se kjo ndodh sepse kemi qeverisje plehrë dhe se drejtësia nuk bën drejtësi. Vasili thotë se këtë skandal e ka publikuar Bloomberg.

“Skandali i 816 ton mbetje toksike qe kalojne nga Porti i Durresit, se kemi qeverisje-plerë dhe zero SPAK!

Qeverisje-plerë kjo eshte qeverisja e Edi Rames.

Çdo lloj plere apo afere plehrash ka ose ne balle ose ne krah gjithmone qeverine.

Qindra ton plera toksike dalin pa asnje problem nga Porti i Durresit, qe eshte kthyer ne nje han pa porta ne duart e çdo lloj trafiku e trafikanti.

Ky shtet i inkriminuar gjer ne gryke ja ka falur çdo porte hyrje te vendit horrllekut te mafies, pasi droga,  mbetjet toksike e parate e pista e kane autostrade dhe hyjne e dalin si duan dhe kur duan.

Dhe shqiptaret e mesojne nga Blomberg kete skandal, qe raportoi se ishte një organizatë amerikane e quajtur “Basel Action Netëork”, e cila vuri në dijeni autoritete e Tajlanëdës lidhur me këtë ngarkesë të rrezikshme.

Basel Action Netëork qe nga Amerika zbulon çfare eshte nisur nga Durresi.

Ndersa qeveria-plerë vetem ndihmon trafikantet e plerave.

Ku eshte kontrolli shteteror ne Port?

Si kalojne pa asnje problem  ne Port qindra ton plera toksike?

Po policia kriminale dhe e antitrafiqeve ku eshte?

Ku eshte SPAK, qe merret me arka cironkash, me kombajnen e blere 25 vjet me pare e me gjobat e policise?

Ne se SPAK nuk do te ishte nje nje zyre e rilindjes e komanduar nga Edi Rama, brenda 24 oreve mund te hetohej e zbardhej pergjegjesia nga i pari tek i fundit per kete skandal mafioz.

Apo SPAK sapo shikon krime dhe korrupsion ” intelektual” te permasave gjigande zhduket e tretet fare.

Krimi ka kthyer Portin ne strukture funksionale qe e kontrollon 100% vete.

Qeverisja-plerë e Edi Rames u deshmua edhe nje here nga skandali i 816 ton mbetje toksike, qe i denoncuan organizatat jashte Shqiperise, ndersa banda rilindase ka hapur portat kater kanate dhe celsat jua ka dhene trafikanteve dhe krimineleve”, shkruan Vasili.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Vasili: 816 ton mbetje toksike kalojnë nga Porti i Durrësit, se kemi qeverisje plehrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook