Ambasada amerikane në Tiranë: Aleatët tanë morën vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington, për të mbrojtur Ukrainën

Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi shprehet se aleatët perëndimorë të Shqipërisë kanë marrë një vendim tepër të rëndësishëm ën Samitin e NATO-s në Uashington.

Sipas ambasadës amerikane, në kryeqytetin e SHBA-ve është marrë vendimi për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni rus.

“Aleatët morën një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën. Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ambasada amerikane në Tiranë: Aleatët tanë morën vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington, për të mbrojtur Ukrainën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook