Automjeti përplaset me shtyllën, humb jetën 30 vjeçari/ Në gjendje të rëndë edhe pasagjeri

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin “Shëngjin-Lezhë”. Në një informacion paraprak, policia bëri të ditur se rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Automjeti përplaset me shtyllën, humb jetën 30 vjeçari/ Në gjendje të rëndë edhe pasagjeri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook