Durrës/ Tentuan të kalojnë kufirin me ar e argjend të padeklaruar, përfundojnë në pranga 2 drejtues autobusi

Në kuadër të planit operacional të përbashkët të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Policia e Durrësit ka goditur një rast të tentativës për të futur në Shqipëri sende me vlerë pa deklaruar, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të detajuar në një autobus në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjetën një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Autobusi kishte dy drejtues, shtetasit E. N., 34 vjeç dhe F. R., 37 vjeç, të cilët janë proceduar penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin M. T., 59 vjeç, i cili dyshohet se do të priste bizhuteritë në Shqipëri.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithashtu dy celularë dhe dy pasaporta. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Durrës/ Tentuan të kalojnë kufirin me ar e argjend të padeklaruar, përfundojnë në pranga 2 drejtues autobusi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook