FOTO/ Shiu përmbyt urën e lartë të rrugës së Arbrit, bëhet rrezik për aksidente

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme Qarkun Dibër. Për shkak të intensitetit të lartë janë krijuar probleme në rrugët nacionale.

Gazetari Enver Doçi raporton për Arena e Lajmit se ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

Rruga E Arbrit2
Rruga E Arbrit2
Rruga E Arbrit3
Rruga E Arbrit3

Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

FOTO/ Shiu përmbyt urën e lartë të rrugës së Arbrit, bëhet rrezik për aksidente

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook