Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga dy shtetas pasi dyshohet se janë përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike në Malësinë e Madhe.
Në datën 3 korrik 2024, gjatë megaoperacionit “Territor i pastër”, Policia ka asgjësuar 2464 bimë narkotike cannabis sativa në fshatin Selcë.
Si rezultat i hetimeve , të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, janë kapur dhe arrestuar shtetasit D. R., 57 vjeç, banues në Elbasan dhe S. K., 39 vjeç, banues në fshatin Hot.
Shtetasi D. R., i cili ishte shpallur në kërkim pas asgjësimit të bimëve narkotike më 3 korrik, është identifikuar si një nga autorët kryesorë të kultivimit. Ndërsa shtetasi S. K., i cili u identifikua përmes hetimeve proaktive, ka vepruar si bashkautor në këtë aktivitet kriminal.