“Shoqëria shqiptare është në depresion”, Lapaj: Gangsterët janë futur në institucione, këto janë farat e mbjella në të shkuarën

Në një intervistë për “Çështja e Ditës” në News24, Koordinator i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka ofruar një analizë mbi situatën e sigurisë në Shqipëri, pas rasteve të ditëve të fundit.

Lapaj ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare, duke theksuar se vendi është në një “depresion të madh” dhe përmendi shpërfilljen e ligjit dhe infiltrimin e “gangsterëve” në institucione. Ai ka paralajmëruar se këto janë pasojat e “farave” të mbjella në të kaluarën, të cilat tani po japin rezultatet e tyre negative.

Sipas tij, politika ka bërë marrëveshje me krimin dhe ka deleguar aktivitetin kriminal në shumë segmente të policisë, duke e lënë atë në duar të krimit. Ai ka akuzuar se para se të bëhet kallëzimi në polici, informacioni e kalon tek “i forti i zonës” dhe si rezultat, operacionet dekonspirohen.

Lapaj gjithashtu ka kritikuar qytetarët që vazhdojnë të mbështesin politikën e korrupsionit dhe ka paralajmëruar se ata që japin votat padrejtësisht bëhen bashkëpunëtorë të kësaj klase politike, duke e ndihmuar në vjedhjen e jetës, kohës dhe pasurisë së tyre.

Arena e Lajmit

“Shoqëria shqiptare është në depresion”, Lapaj: Gangsterët janë futur në institucione, këto janë farat e mbjella në të shkuarën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook