SPAK “troket” tek KQZ! Kërkon dokumentacion për tenderin e pajisjeve elektronike

SPAK ka “trokitur” edhe në KQZ. Prokuroria e Posaçme kërkon dokumentacione nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për tenderin e pajisjeve elektronike.

Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se kërkesa e drejtuar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban emrin e kreu të SPAK, Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

SPAK “troket” tek KQZ! Kërkon dokumentacion për tenderin e pajisjeve elektronike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook