Tekniku italian i Elbasanit pas barazimit në Korçë: Nuk e humbëm besimin, mund të bënim më shumë

Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit e vlefshme për javën e parë, përfundoi në barazim 1-1. Pas ndeshjes, trajneri i Elbasanit, ndër të tjera u shpreh:

“Është e vërtetë që besuam, djemtë nuk e humbën asnjëherë besimin tek marrja e rezultatit pozitiv. Kisha shpresa që mund të bënim edhe më shumë. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe skuadra reagoi mirë. 

Kemi pësuar gol shpejt, por merita e djemve është që reaguam. Ndryshuam skemën për të reaguar. Ekipet u zgjatën më shumë.  Luajtëm me kundërsulme pasi kishim më shumë hapësira. Skënderbeu na vuri në vështirësi. Në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë.  

Musta është një lojtar anësor, por falë eksperiencës është adoptuar mjaft mirë në treshen e mbrojtjes. I dha eksperiencë prapavijës. Na mungonte Telushi, me Mustën në qendër kemi fituar shumë eksperiencë. Plus edhe Qaqi nuk ishte në kondicionin e duhur fizik. 

Mungojnë akoma 35 ndeshje për objektivin final! Jemi në fillim të kampionatit. Skuadra është dhe sot e demostroi. Jemi skuadër e sapo ngjitur në Superiore. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Do të vazhdojmë të punojmë. Shpresoj që të na rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe pse jo edhe ndonjë afrim në merkato. 

E njihja më përpara futbollin shqiptar, jam përballur kundër Kukësit, kam ndjekur edhe Partizanin e Lerdës. E kisha një ide, është një futboll cilësor. Kemi kohë ende për ta studiuar kampionatin”, u shpreh trajneri Bordin.

Arena e Lajmit

Tekniku italian i Elbasanit pas barazimit në Korçë: Nuk e humbëm besimin, mund të bënim më shumë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook