Vrasja e 2-fishtë në Velipojë, policia zbardh detaje të reja mbi ngjarjen/ Vijojnë kërkimet për kapjen e dy vëllezërve

Policia e Shkodrës ka publikuar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë ku mbetën të vrarë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ndërsa autorë të dyshuar të krimit janë Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar dy persona si të përfshirë në konfliktin që përfundoi me dy viktima dhe një të plagosur.

Njëri prej të arrestuarve është shtetasi Z.Z, 26 vjeç, i cili mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa personi tjetër është marjo Pali, 29 vjeç.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të strukturave në varësi të saj, të mbështetura nga grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve E. F. dhe G. F”, njoftoi Policia.

Velipojë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në Velipojë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit A. H. dhe E. I., ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera menjëherë pas ngjarjes:

-Sektori për Hetimin e Krimeve të Renda i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndaloi shtetasin M. P., 29 vjeç, banues në Shkodër;
-në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Lezhës, u ndalua shtetasi Z. Z., 26 vjeç, banues në Dibër.

Këta 2 shtetas, punonjës në një lokal në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja e mbremshme, dyshohet se janë përfshirë në konfliktin ndërmjet shtetasve E. F., G. F., A. H. dhe E. I..

Shtetasi Z. Z., rreth orës 23:20, është paraqitur për të marrë mjekim, në spitalin rajonal të Lezhës, i dëmtuar lehtë në këmbë, me armë zjarri. Ai dyshohet se është plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të strukturave në varësi të saj, të mbështetura nga grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve E. F. dhe G. F..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po kryhen hetime dhe po fiksohet çdo provë që do të mundësojë dokumentimin ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe individualizimin e përgjegjësisë penale së 2 shtetasve të ndaluar.

Arena e Lajmit

Vrasja e 2-fishtë në Velipojë, policia zbardh detaje të reja mbi ngjarjen/ Vijojnë kërkimet për kapjen e dy vëllezërve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook