Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Çelmeta zbulon detaje nga rasti: Viktimat shkuan në lokalin e vëllezërve Frroku, u qëlluan në gjoks dhe bark

Në një intervistë për News24, gazetari Igli Çelmeta ka treguar detaje të reja mbi vrasjet e ndodhura mbrëmjen e kaluar në Velipojë, që kanë tronditur komunitetin lokal. Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka filluar më 28 qershor në hotelin e dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të cilët janë shpallur në kërkim për vrasjet e mbrëmshme.

Sipas informacionit, një kamarier kishte pasur një mosmarrëveshje me kuzhinierin e hotelit. Ersid Ishmi, një prej viktimave të mbrëmshme, kishte ndërhyrë në mbrojtje të kamarierit dhe kishte kanosur kuzhinierin me armë. Kur policia kishte mbërritur në vendngjarje, Ishmi kishte hedhur armën dhe ishte arrestuar më 14 korrik. Megjithatë, gjykata kishte vendosur masën e arrest shtëpie për të, masë e cila i mbaronte mbrëmë.

Më pas, Ersid Ishmi dhe kunati i tij janë rikthyer në lokalin e vëllezërve Frroku, duke iu rikthyer konfliktit të mëparshëm. Një kamarier që ka qenë dëshmitar i ngjarjes ka deklaruar se fillimisht ishte përdorur sende të forta në përleshje, dhe më pas vëllezërit Frroku kanë qëlluar me armë viktimat në gjoks dhe bark. Si rezultat, viktimat kanë ndërruar jetë në spital.

Sipas gazetarit Çelmeta ngjarja ka nxjerrë në pah neglizhencën e prokurorisë dhe gjykatës, e cila la të lirë një person që ishte arrestuar për kanosje me armë, dhe që më vonë ka qenë pjesë e konfliktit fatal.

Arena e Lajmit

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, Çelmeta zbulon detaje nga rasti: Viktimat shkuan në lokalin e vëllezërve Frroku, u qëlluan në gjoks dhe bark

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook