Vrasja e Egli Progës, gazetari publikon pamjet, si u lëvizën provat nga vendngjarja para syve të policisë

I ftuar në studion e News24, gazetari Igli Çelmeta ka ofruar një pasqyrim shqetësues mbi trajtimin e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec nga institucionet përkatëse.

Çelmeta ka bërë të ditur se Prokuroria ka cilësuar vrasjen, që ndodhi disa ditë më parë, si një ngjarje “nga pakujdesia” në vend që të ishte një vrasje me dashje, çka ka nxitur kritika për mangësi në mbledhjen e provave.

Gazetari ka shfaqur edhe pamje të vendit të ngjarjes, ku shfaqet një automjet tip “Mercedes Benz” i zi, që është lëvizur, një veprim që sipas tij është i papranueshëm në një skenë krimi. Ai tregoi se mjeti i përket Leonidha Guçes, i cili është arrestuar për moskallëzim krimi, ndërkohë që po te ky mjet ka rënë edhe koka e viktimës kur është qëlluar.

Në këto pamje duken efektivet që qëndrojnë pasivë ndërsa automjeti, që është një provë e rëndësishme lëvizet pa u shqetësuar.

Gazetari ka kritikuar mungesën e shirita dhe masave të tjera të sigurisë në vendngjarje, duke nënvizuar se nuk ka pasur asnjë lloj veprimi hetimor nga policia në lidhje me këtë rast.

Arena e Lajmit

Vrasja e Egli Progës, gazetari publikon pamjet, si u lëvizën provat nga vendngjarja para syve të policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook