Arrestohet shqiptari në Spanjë, plagosi me thikë një person

Një shqiptar u arrestua nga policia spanjolle, pasi dyshohet si autor i plagosjes së një personi, ngjarje e ndodhur në lagjen Eixample të Barcelonës.

Mossos d’Esquadra arrestoi të dyshuarin, shtetas me kombësi shqiptare, për sulmin ndaj të plagosurit.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari përdori një thikë të madhe, që mund të ishte edhe një hanxhar duke goditur personin tjetër në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Entença, përballë një klubi nate, pak pas orës 23.00 të së hënës. Sipas burimeve policore, viktima kishte parkuar automjetin e tij para lokalit me dritare të hapur.

Gjithçka dukej e qetë derisa papritmas një tjetër burrë iu afrua makinës dhe i shkaktoi një plagë në këmbë me një objekt të mprehtë.

Mossos d’Esquadra u lajmërua për ngjarjen në orën 23:08 dhe u zhvendos me shpejtësi në vendngjarje, ku gjetën personin e plagosur me lëndime të lehta. Më pas, agjentët kryen një kontroll në zonë dhe arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë sulmuesin e dyshuar, i cili tani përballet me akuzën e plagosjes.

Arena e Lajmit

Arrestohet shqiptari në Spanjë, plagosi me thikë një person

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook