BE vendos tarifa afatgjata të importit të automjeteve elektrike (EV)

Komisioni Evropian njoftoi një projektplan për të vendosur tarifa afatgjata të importit të automjeteve elektrike (EV), pas vendosjes së tarifave të përkohshme më 4 korrik.

Komisioni i ka dërguar projektvendimin e tij kompanive të prekura, qeverisë kineze dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Komisioni deklaroi se nuk synon më të vendosë tarifat në mënyrë retroaktive.

”Kjo do të thotë se BE nuk do të mbledhë tarifat e përkohshme të vendosura në korrik”, tha një zyrtar i Komisionit.

Ekzekutivi i BE-së njoftoi gjithashtu tarifat e planifikuara afatgjata për prodhues të caktuar të automjeteve elektrike, të cilat ndryshojnë nga tarifat e përkohshme.

Ekzekutivi i BE-së tha se vendimi pasqyron komentet e palëve të përfshira dhe përfshin rezultatin e “fazave hetimore” të përfunduara që nga 4 korriku.

Tarifa më e lartë e përkohshme e vendosur në korrik ishte 37.6% për importet nga SAIC.

Por, projektvendimi i shpallur të martën do ta ulte atë në 36,3%.

BYD, një sponsor kryesor kinez i turneut të fundit të futbollit Euro 2024 në Gjermani, do të përballet me tarifa prej 17%, nga 17,4%.

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike ”Tesla”, i cili prodhon disa nga makinat e tij në Kinë, do të përballet me një normë tatimore prej 9%.

Tarifat e kundër-subvencionimit do të zbatoheshin si shtesë e tarifës standarde prej 10% tashmë të vendosur për këto importe.

Palët e interesuara kanë 10 ditë për t’u përgjigjur më tej përpara se komisioni të finalizojë planin e tij, i cili gjithashtu ka nevojë për miratim nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.’

Arena e Lajmit

BE vendos tarifa afatgjata të importit të automjeteve elektrike (EV)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook