Dështon “pista” Leao, Barcelona “hidhet” në sulm për Federico Chiesën

Federico Chiesa drejt Barcelonës. Ky është lajmi që po qarkullon orët e fundit thuajse në të gjitha mediat spanjolle. Pas takimit të agjentit të futbollistit Fali Ramadani dhe drejtueseve katalanas, tashmë pritet edhe oferta e parë e “blaugranave” në drejtim të klubit torinez.

Flitet se Juventus kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë Chiesë, ndërsa Barcelona për momentin mund të ofrojë deri në 10 milionë euro. Por dëshira e vetë lojtarit dhe rreziku nga Juventus për të mos ta humbur lojtarin me 0 para vitin e ardhshëm për shkak të përfundimit të kontratës, mund të shtyjnë të dyja klubet të nxitojnë për finalizimin e marrëveshjes.

Kujtojmë që Barcelona kishte si objektiv të parë fillimisht afrimin e Nico Williams, por pas sfumimit të tratativës me Ahletic Bilbao, katalanasit kërkuan të hynin në tratativa me Milanin për portugezin Leao. Përgjigja e klubit milanez ishte e prerë: Rafael Leao është i pashitshëm.

Në kët kushte për skuadrën e Hansi Flick nuk ngelen shumë alternativa, ndaj emri i Federico Chiesës për momentin është në pole position.

Chiesa 1
 
Chiesa 2
 

 

Arena e Lajmit

Dështon “pista” Leao, Barcelona “hidhet” në sulm për Federico Chiesën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook