Himara Internacional Music Festival/ Flasin organizatorët: Ky festival sjell super program e risi. Interesi i publikur ka ardhur në rritje

Sot do të mbahet në Himarë, “Himara Internacional Music Festival”, ku përpara publikut do të ketë një sërë performancash nga zhanere të ndryshme të muzikës, popullore, e lehtë, jazz etj.

Kjo është nata e katërt e festivalit. Organizatorët e këtij festivali shprehen se Festivali sjell një super program, me artistë vendas dhe të huaj. Ata thanë se interesi i publikur sa vjen e shtohet për festivalin.

Pianisti Endri Nini: Himara është një qytet me kulturë tepër të madhe. Është nder i madh që të realizojmë Festivalin e Himarës, që kulturalisht lidhet dhe me botën. Muzika është kualitative dhe ne mundohemi që çdo vit të sjellim risi. Ne do të shijojmë muzikën polifonike. Festivali sjell një super program. Në këtë festival do performojë dhe një artist armen. Me Armeninë kemi një histori pak a shumë të ngjashme, të dyja vendet kanë gjuhë të veçantë dhe popujt ia kanë dalë të mbijetojnë. Programi do jetë rreth 1 orë. Koncerti është i improvizuar, edhe artistët vetë nuk e dinë se çfarë do të performojnë.

Pianistja Rea Veizi: Qëllimi ynë që turistët të kënaqen me këtë festival. Ne kemi pasur muzikë popullore, jazz, kemi pasur kontautore me violinçel që erdhi nga Kuba. Ka një rritje të interesimit të publikut për festivalin. Kemi fatin sot që të kemi sallë moderne, që na ofron mundësinë që të sjellim zhanere të ndryshme muzikore.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Himara Internacional Music Festival/ Flasin organizatorët: Ky festival sjell super program e risi. Interesi i publikur ka ardhur në rritje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook