Plagosi me thikë një 38-vjeçar gjatë një konflikti, policia në kërkim të autorit

 

 

 

Gjirokastër

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Plagosi me thikë një 38-vjeçar gjatë një konflikti, policia në kërkim të autorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook