Plagosja te Komuna e Parisit, ja zonat ku policia po kërkon për efektivin Erjon Goxhara

Policia vijon kërkimet për arrestimin e efektivit Erjon Goxhara, i cili dy ditë më parë plagosi me armë zjarri në kryeqytet 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se Policia pas kërkimeve në zonën e Dajtit, i ka shtrirë kërkimet edhe në zona apo banesa të të afërmve të efektivit.

Po ashtu kërkimet janë shtrirë edhe jashtë Tirane, apo edhe në Memaliaj nga ku kishte dhe origjjnën.

Po ashtu policia vijon negociatat me familjarë të efektivit që ta bindin të vetëdorëzohet.

Ditën e ngjarjes efektivi ka shkuar te rrethrrotullimi i Shkozës ka marrë djalin e tij dhe kanë hipur në taksi, kanë shkuar deri në zonën e Freskut. Kur Goxhara ka parë policinë, ka zbritur dhe është larguar me vrap i vetëm.

Arena e Lajmit

Plagosja te Komuna e Parisit, ja zonat ku policia po kërkon për efektivin Erjon Goxhara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook