Vau i Dejës/ Një person i maskuar djeg mjetin e punonjësit të bashkisë, autori në kërkim, dyshohet se…

Një person i maskuar dhe i veshur me të bardha ka djegur me benzinë automjetin e shtetasit Gjon Marashi, 49 vjeç, punonjës i shërbimeve publike në bashkinë Vau Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:29 të 21 gushtit teksa në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse duke bërë shuarjen e flakëve dhe policia e cila nisi hetimet.

Punonjësi i bashkisë, dyshon se kjo ngjarje lidhet me punën e tij për vaditjen e tokave me ujë në fshatrat e Vau Dejësit. Marashi thotë se nuk ka patur kërcënime direkte por herë pas here janë zhvilluar debate të ndryshme lidhur me vaditjen nga banorët atje.

Marashi thotë se ndjehet i frikësuar tashmë dhe i bën apel shtetit që ta zbardhë sa më parë këtë ngjarje.

Menjëherë pas djegies së makinës të familjes Marashi që ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë njëkatëshe në fshatin Pistull të Vau Dejësit, autori u largua me shpejtësi duke mos lënë gjurmë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Arena e Lajmit

Vau i Dejës/ Një person i maskuar djeg mjetin e punonjësit të bashkisë, autori në kërkim, dyshohet se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook