(FOTO) Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në Memaliaj/ Zbardhen detaje, autori rezulton me precedent penal në fushën e…

Autori i arrestuar dhe i identifikuar si 23-vjeçari Blerti Kanushi rezulton person me precedent penal të mëparshëm, sipas informacioneve nga gazetari Igli Çelmeta.

Që prej shkurtit të këtij viti 23-vjeçari ishte në kërkim me masë sigurie nga gjykata. Më datë 6 shkurt të këtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.

Në 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Ngjarja u regjistruar më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.

Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua.

Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës.

Teksa policia e Gjirokastër zbardhi krimin dhe arrestoi autorët.

Arena e Lajmit

(FOTO) Vrasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në Memaliaj/ Zbardhen detaje, autori rezulton me precedent penal në fushën e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook