Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Teliti: Paratë po vijojnë të vidhen, fitoren e kemi të afërt

Dorian Teliti, nënkryetari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke folur nga protesta e 22 para Bashkisë së Tiranës, tha se opozita nuk do të tërhiqet derisa çdo zyrtar i Bashkisë së Tiranës që ka abuzuar me detyrën dhe ka shpërdorur apo vjedhur fondet të përballet me drejtësinë.

Teliti tha se nëse 130 mln euro nuk do të ishin vjedhur te Inceneratori i Tiranës sot do të kishim një qytet ndryshe, me çerdhe dhe kopshte, jo me kazanë plehrash të mbushur plot.

“Do ishte një qytet ndryshe, një qytet me shkolla, dhe janë me dhjetra shkolla të Tiranës, edhe në vitin e ri akademik, do të kemi mësimin me dy turne”, tha Teliti.

Në protestën që po mbahet para Bashkisë, Teliti tha se paratë e qytetit të Tiranës po vijojnë të vidhen, ndërsa ata shpresojnë se nuk do të përballen me drejtësinë.

“Drejtësi do të bëhet, ne gjyqin popullor do e bëjmë një për një, ashtu sikundër kemi bërë këto 22 javë. Ata do të përballen me drejtësinë dhe ne nuk do t’i falim asnjë qindarkë”, tha Teliti.

Në vijim ai u shpreh se Erion Veliaj, i cili deklaron se nuk di gjë se çfarë kanë bërë drejtorët e tij, atëherë pse vazhdon të qëndrojë në detyrën e Kryebashkiakut.

“A ka sot Tirana një transport më të mirë urban? Jo përkundrazi. A kemi sot një ajër më të pastër? Jo, përkundrazi, ndotja është 18 herë më të lartë se normat.
A kemi një qytet me ujë të pijshëm? Jo përkundrazi. A është ky qytet i jetueshëm? Jo përkundrazi.

Ky qytet dhe kjo Shqipëri sot fatkeqësisht nuk ka as drejtësi, pasi ata që kanë vjedhur, janë në zyrat e tyre, madje ruhen edhe nga kjo policia, sikundër ndodh këtu.

Ndërkohë lideri i opozitës mbahet në arrest politik, pa asnjë fakt e provë. Rezistenca jonë, rezistenca popullore, pavarësisht se është e lodhshme, do të bëjë të mundur që këta abuzues, këta hajdutë, të përballen me drejtësinë”, tha Teliti.

Ai premtoi vijimin e protestave, derisa Tirana, sikundër deklaroi Teliti, t’i kthehet ligjshmërisë.

“Tirana duhet të qeveriset nga njerëz të ndershëm dhe me vizion”, tha Teliti.

Në vijim, ai i bëri një thirrje këshilltarëve që të mos guxojnë të lenë pa ndihmë ekonomike qindra e qindra familje të varfëra të Tiranës.

“Mos përsërisni gabimin e bërë gushtin e vitit të kaluar. Mblidhni këshillin bashkiak, miratoni ndihmën ekonomike të familjeve të varfëra të Tiranës, sepse bëhet fjalë për bukën e gojës së këtyre familjeve”, tha Teliti.

Arena e Lajmit

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Teliti: Paratë po vijojnë të vidhen, fitoren e kemi të afërt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook